VIDEO/ Edi Martini merr leksione nga Brdaric! Vllaznia për turp në Evropë, Malisheva “shuplakë” të rëndë shkodranëve

Malisheva ka fituar sot përballë Vllaznisë, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi me shifrat e thella 5-0.

Dopieta e Ukës, golat e Ibishit, Veliut e Dulajt, i dhanë fitoren me “manita” Malishevës. Një përmbysje kjo, pasi sfida e parë në Shkodër, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të “kuqebluve”.

Kështu, “djemtë” e Edi Martini mbyllin aventurën evropiane shumë shpejt. Ndërkohë në raundin e dytë, Malisheva do të përballet me Hibernian.

Malisheva 5 – 0 Vllaznia (6-2) (Uka 34′, 52′, Ibishi 45+2′, A.Veliu 57′, Dulaj 90′)

Conference League: Raundi 1 kualifikues, ndeshje kthimi
Stadiumi: “Kampi Nacional i Hajvalisë”
Arbitër: Tom Owen (Uellsi)

MALISHEVA: Avdyli, Veliu, D.Kryeziu, Shani, Pira, Ferati, Xhylani, Isgandarli, Uka, Ibishi. Trajner: Thomas Brdaric.
VLLAZNIA: Jukaj, Musta, Celikovic, Pusi, Gurishta, Dros, Tafili, Qato, Murataj, Toma, Balaj. Trajner: Edi Martini.

Lajme të tjera |  E shohin si fajtorin kryesor për humbjen ndaj Argjentinës, Thomas Tuchel s’bën pas: Ja pse u kthyem në mbrojtje pasi shënuam golin

LIVE:
90+2′ Mbyllet ndeshja, 5-0.
90′ GOL MALISHEVA! Shënon Dulaj.

57′ GOL MALISHEVA! Shënon A.Veliu.

52′ GOL MALISHEVA! Shënon Uka.

45+3′ Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
45+2′ GOL MALISHEVA! Shënon Ibishi.

34′ GOL MALISHEVA! Shënon Uka.

15′ Uka përsëri i rrezikshëm, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

8′ Malisheva rrezikon sërish me Ukën, pret Jukaj.

5’ Gafë e mbrojtjes së Vllaznisë! Shkodranët i shpëton fati, topi i goditur nga Uka shkon në shtyllë.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nis ndeshja e kthimit mes Malishevës dhe Vllaznisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us