Për herë të parë, Egnatia kaloi turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Fitorja me shifrat 6-1 përballë Petrocub, u siguroi rrogozhinasve një hap më afër grupeve evropiane, në një prej 3 kompeticioneve.
Mirëpo, kjo është një e mirë jo vetëm në anën sportive. Me kalimin e kësaj faze, Egnatia ka siguruar minimalisht “play-off” e Conference League. Në këto kushte, klubi kampion i Shqipërisë, ka të siguruar edhe 1.71 milionë euro, të cilat do të futen në arkat e tyre edhe nëse nuk kapen grupet e Ligës së Konferencës.
Një shifër kjo mjaft e lartë, që gëzon edhe presidentin Agim Demrozi. Shanset për grupet evropiane janë mjaft të larta, edhe pse në rastin më të keq, Egnatia e ka të siguruar “play-off” e Conference League.





