Tirana duket se i ka kushtuar një fokus të veçantë talenteve të akademisë në këtë sezon, teksa plot 5 futbollistë të rinj, bënë debutimin e tyre me ekipin e parë, duke prekur një moment krenarie.

Bëhet fjalë për Mateo Macin, Leon Misjan, Aimar Bamin, Olti Qerimajn dhe Serxho Prendin, të cilët u hodhën në fushë nga trajneri Klafuriç në duelin ndaj Çorumit që militon në elitën e futbollit turk. Sfidë kjo që u mbyll në barazim 0 me 0.





