ZYRTARE/ U largua “rrufe” pak ditë më parë, Jasir Asani bën rikthimin e bujshëm në pikun e merkatos

Një letër tifozëve dhe foto ku dominojnë trofetë. Jasir Asani ka zgjedhur që në këtë mënyrë të njoftojë qëndrimin e tij tek Esteghlal, pasi palët u dakordësuan për të vazhduar më tej bashkëpunimin mes tyre.

“Nga sot, jam këtu me të gjithë zemrën time, pranë klubit më të madh në Iran dhe tek tifozët e tij plot dashuri dhe besnikëri. Shresoj që krah për krah, të krijojmë ditë të mëdha së bashku, të krijojmë kujtime që mbesin gjatë dhe të festojmë çdo sukses për Esteghlalin”, shkruan Asani.

Kështu, pistat që u përfolën për një transferim tek Getafe në Spanjë, mbeten një histori e së shkuarës, ndaj dhe fokusi i 31-vjeçarit është tek e tashmja dhe e ardhmja që do ndërtojë me skuadrën iraniane.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Nuk di të ndalet edhe në moshën 40-vjeçare, Edin Dzeko vendos për klubin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us