“Nuk ishte mbrëmja ime”, Krist Prenga flet pas humbjes nga Anthony Joshua: Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte, ju premtoj se herën tjetër…

Kristian Prenga bëri një nisje të mirë në ring përballë rivalit të tij Anthony Joshua, madje duke e rrëzuar tri herë kundërshtarin, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite. Megjithatë, britaniku ia doli, jo vetëm të rikuperojë, por edhe të bëjë përmbysjen që në raundin pasardhës, duke rrëzuar me nokaut boksierin shqiptar, ndeshje që për të cilën përfundoi më herët seç pritej.

Pas këtij dueli, Prenga dha një prononcim për gazetën “Ring”, duke ndarë ndjesitë e para, atë se çfarë nuk shkoi, ndërsa bëri dhe një premtim.

Mendimet dhe ndjesitë tuaja lidhur me humbjen përballë Anthony Joshuas?

“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jem me Të. Çfarë Ai thotë, unë jam mirë.”

Çfarë ndodhi pasi t’i e rrëzove tri herë në raundin e parë?

Lajme të tjera |  VIDEO/ Mirlind Daku një “gjahtar” i vërtetë goli, sulmuesi i Kombëtares nuk fal përballë portierit

Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër gjithashtu, por kjo nuk ndodhi.

Tifozët shqiptarë që të mbështetën, sa krenar jeni dhe sa i veçantë ishte mbështetja për ju këtë mbrëmje?

Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu sepse nuk kanë ardhur prej luftës. Por nëse do të ndodhte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.

Ke lënë një emër të madh mbrëmjen e sotme?

Ajo çfarë mund të them, ndjesë të gjithëve. Nuk iu bëra krenar, por herës tjetër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us