Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi që…

Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila humbi jetën disa orë më vonë.

Dëshmia e parë e së resë nuk ka hedhur dritë mbi motivet që çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar.

Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka rrëfyer vetëm ngjarjet që ndodhën brenda banesës mëngjesin e 24 korrikut.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin brenda dhomës së saj, të armatosur me një armë gjahu.

“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve.

24-vjeçarja ka treguar se në ato momente nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur në banesë. “Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.

Lajme të tjera |  "Rozalinda pa live vrasjen e prindërve" - Gazetari jep detajet nga ngjarja tronditëse e Roskovecit: Refit Buzi e dhunoi edhe atë

Sa i përket motiveve të krimit, përfundimit të marrëdhënies me Refit Buzin, si edhe pretendimeve të këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, e reja nuk ka dhënë shpjegime. Për këtë arsye, grupi hetimor pritet ta marrë sërish në pyetje në vijim të hetimeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us