Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur paraditen e sotme Grupin Parlamentar të PD-së. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë deputetë mbështetës të tij dhe të Sali Berishës.
Në ndryshim nga herët e tjera mbledhja sot u zhvillua pa praninë e kreut të PD-së, Sali Berisha. Mësohet se fokusi i mbledhjes është gjetja e një mënyrë për të bashkuar opozitën. Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes, pritet që Bardhi të ketë edhe një komunikim me gazetarët për të zbuluar detaje të mëtejshme.