Sherri nga rrjetet sociale/ Vrasje me thikë në Fier, 17-vjeçari nuk u mbijeton dot plagëve, ndërron jetë në spital

Një vrasje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit. E gjitha ka ndodhur si pasojë e një konflikti të nisur në rrjetet sociale mes viktimës dhe dy autorëve, vëllezër me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së qytetit, ku disa të rinj janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike. Derisa një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka nxjerrë thikën, duke goditur 17-vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Sherri nga rrjetet sociale/ Vrasje me thikë në Fier, 17-vjeçari

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Edhe pse iu dha ndihma e parë, i riu nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që Policia e Shtetit ka shoqëruar autorin e plagosjes, por as identiteti i tij dhe as i viktimës nuk është bërë me dije nga Policia. Megjithatë, nga të pranishmit në vendin e ngjarjes, është kapur momenti kur i vihen prangat dhe futen në furgonin e Policisë për ta dërguar në Komisariatin e Fierit.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

vijon…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us