Kërkon Sazanin / Jared Kushner i vë syrin edhe pronave buzë detit në GAZA, sugjeron që Izraeli “ta pastrojë” zonën

Jared Kushner, dhëndri i kandidatit amerikan për president Donald Trump, duket se është joshur nga pronat buzë detit në Gaza, dhe ka sugjeruar se  Izraeli duhet të “pastrojë” rripin nga civilët palestinezë.

Në një intervistë për Harvard University, të postuar në Youtube, Kushner, ish-këshilltar i jashtëm i Donald Trump, bëri deklaratën që la të habitur jo pak persona.

“Pronat buzë detit në Gaza mund të jetë shumë të vlefshme … nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës”, i tha Kushner intervistuesit, drejtuesi i fakultetit të Iniciativës për Lindjen e Mesme, Prof Tarek Masoud.

Kushner shprehu pakënaqësinë edhe për “të gjitha paratë” që kishin shkuar për municione dhe ndërtimin e rrjetit  të tuneleve në vend të investimeve në shkolla dhe inovacion.

“Është pak si një situatë fatkeqe atje, por nga këndvështrimi i Izraelit unë do të bëja çmos për t’i larguar njerëzit dhe më pas për ta pastruar atë”, tha Kushner. “Por unë nuk mendoj se Izraeli ka deklaruar se ata nuk duan që njerëzit (palestinezët) të kthehen sërish pas”, vijoi ai.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Së fundmi, Kushner ka shprehur ambicienpër ndërtimin e resorteve turistike në zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri si në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec. Po ashtu, plani që mesa duket është negociuar nga Richard Grenell, parashikon edhe ndërtimin e hoteleve luksoze në qendër të Beogradit në Serbi.

Kushner tha gjithashtu se ai mendon se Izraeli duhet të zhvendosë civilët nga Gaza në shkretëtirën Negev në Izraelin jugor.

Ai tha se nëse do të ishte në krye të Izraelit, përparësia e tij numër një do të ishte nxjerrja e civilëve nga qyteti jugor i Rafahut dhe se “me diplomaci” mund të ishte e mundur që ata të futeshin në Egjipt.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

“Por përveç kësaj, unë do të buldozoja diçka në Negev, do të përpiqesha të zhvendosja njerëzit atje”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us