Ekstradimi drejt Shqipërisë në rrezik: Ibrahim Lici ‘pajton’ një prej avokatëve më të njohur në Turqi

Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pajtuar një prej avokatëve më të njohur turq.

Gazetarja Klodiana Lala ka se përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Lici kërkon të ndryshojë masën e caktuar ndaj tij.

Ky veprim ngre pikëpyetje nëse Lici do të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare apo do të lirohet.

Kujtojmë se Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës.

Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Lajme të tjera |  Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Menjëherë pas lajmit të arrestimit të tij, i vëllai Hamza Lici reagoi për mediat duke u shprehur se i riu nga Shkodra nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar. Po ashtu, theksoi se tashmë Ibrahim Lici kërkon statusin e azilantit, me pretendimin se i rrezikohet jeta në Shqipëri. Por pretendimi i familjes, nuk është konfirmuar kurrë as nga Policia Shqiptare dhe as nga ajo turke.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us