Elena Kocaqi: Shqiptarët dhe gjermanët, më të rrezikuar përballë sllavëve dhe ortodoksëve, ka një aleancë të heshtur mes tyre

Historiania Elena Kocaqi thotë se lufta ka kosto të jashtëzakonshme dhe për këtë arsye bota duhet të jetë në paqe.

Në emisionin “Bilardo”, ajo deklaroi se lëvizjet e viteve të fundit sidomos lufta në Ukrainë, e vendosën botën përpara zhvillimeve të reja.

Sipas saj, aktualisht ka një konflikt mes Rusisë dhe Perëndimit, pasi për sa kohë ka dhe embargo, ndodhemi në konflikt.

“Konfliktet e tanishme nuk janë si para një shekulli, pasi kihet parasysh se armët bërthamore janë shumë të rrezikshme për njerëzimin.

Superfuqitë edhe provokojnë, edhe kërcënojnë se pala tjetër duhet ta dijë se me kë ka të bëjë. Edhe gjatë luftës së ftohtë ishte armatosja, si rezultat i armatosjes së palës tjetër, edhe në këtë rast kur njëra palë hyn në konflikt nuk mund të neglizhojë, se këto janë kosto që ajo paguan në politikë të jashtme.

Lajme të tjera |  Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen

Rreziku Europës i ka ardhur gjithmonë nga Lindja. Amerika ka edhe ca detyrime ndërkombëtare sepse këto detyrime ndërkombëtare i ka dhe për interesat e saj.

Jam dakord që bota duhet të jetë në paqe, por nuk mund të pretendosh për paqe kur pala tjetër bën luftë.

Në këtë rast do të merren edhe masa, për mua politikan është ai që di të gjitha këto konflikte ti zgjidhë pa luftë. Lufta ka kosto të jashtëzakonshme.

Gjermania është në kufi me botën sllave, ne jemi në kufi me botën sllave, duam aspo s’duam ne.

Në një konflikt bota sllave dhe ortodokse do marrë nga Rusia, ne nuk e dimë kurrë se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Ne dhe gjermanët jemi më të rrezikuar përballë sllavëve dhe ortodoksëve, pasi ka një aleancë të heshtur mes ortodoksëve dhe sllavëve.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

I vetmi që është i besueshëm në Ballkan sot për Perëndimin, janë shqiptarët.

Katolikët mund të luhaten mes perëndimit dhe Lindjes, ndërsa shqiptarët janë perëndimorë, se feja tek ne nuk ka ndikuar kurrë.

Për këdo që është i shëndosh e sheh veten të atakuar me perëndimin”.

E pyetur nëse jemi në prag të një lufte ballkanike që i intereson Rusisë por jo vetëm, tha se edhe luftrat ballkanike Rusia i ka bërë.

“Politikisht luftën e parë ballkanike dhe luftën e dytë ballkanike i ka investuar Rusia.

Rusia në politikë zyrtare lozte tjetër dhe nën rrogoz lozte tjetër, nuk është e besueshme në deklaratat politike zyrtare. Flas në kohën cariste.

Serbia vërtetë u bë e përkëdhelura e Ballkanit të asaj kohe që bëri Jugosllavinë, se synimi ishte të bënte Serbinë e madhe”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us