“Provinciale nga Durrësi”/ Meri nuk kursehet në ofendime për Heidin: Për Romeon më erdhi keq

Meri shehu ka qenë sot e ftuar në “Fan Club”, ku ka ndarë mendimin e saj me opinionistët për dinamikat e fundit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, mes të cilave edhe raporti i Heidit me Romeon. Sipas saj, Heidi ka prishur aleancat me Julin dhe Romeon, ndërsa për këtë të fundit tha se i ka ardhur keq teksa e shikonte të përlotur spektaklin e djeshëm.

“Unë mendoj që Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet vajzave që vijnë nga jashtë, që kanë dëgjuar se Romeo është nga meshkujt e kërkuar në Shqipëri, por Romeo nuk është pjekur aq sa t’u dalë për Zot dashurive dhe lojërave të veta. Ka rënë në grackën e kësaj loje. Më erdhi keq dje, jo për Heidin, se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme se e prishi aleancën dhe me Julin, por më vjen keq për lotët e Romeos”, tha ajo. 

Jo vetëm kritikat, por Meri nuk kurseu as ofendimet për Heidin duke e quajtur “provinciale nga Durrësi”. Sipas saj, loja e konkurrentes me Romeon ka përfunduar.

Lajme të tjera |  Në lidhje me Erik Fullanin? Fotot në Instagram zbuluan "sekretin" e Sara Hoxhës

“Dje Romeo kuptoi që loja e tij ka marrë fund, Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin. Ka dy kamikazë të fuqishëm, Erjolën dhe Ledjonën, që i përdor në mënyrë të menjëhershme. Heidi dhe Romeo e humbën lojën, ose të bashkohen si të dashuruar për të shpëtuar lojën ose të pijnë ilaçin e priftit. Është një provinciale nga Durrësi, që ka jetuar në Itali”, tha ajo. 

Heidi është në nominim për këtë javë bashkë me Jetmirin, Ilnisën, Ledjonën dhe Eglën. Pritet spektakli i së shtunës për të mësuar nëse do t’i shpëtojë eliminimit apo jo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us