HARTA LIVE: Stuhi, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Me nisjen e javës do të nisin edhe reshjet e shiut! Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të sjellë shiun. Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën me dije se java do të nisë me intenistet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit. Priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Durrës, Tiranëdhe Elbasan. Por po ashtu, nuk do të mundojnë as reshjet e dëborës në veri dhe verilindje-juglindje. Dëbora do të bjerë të ditën e hënë dhe të enjte. Të premten, rikthehen orët me diell.

Lajme të tjera |  E diela për plazh, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 38 gradë

Temperaturat do të variojnë në bregdet: 10/16 °C; në vendet e ulëta: 9/16 °C; ndërsa në vendet malore: 2/11 °C.

HARTA LIVE: Stuhi, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë. Problematike parashikohet të jetë dita e mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s, që do të shkaktojë në dete të forcës 4-6 ballë.

HARTA LIVE:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us