Analisti grek: T’i tregojmë muskujt Ramës, jemi më të fortët në rajon

Analisti Sakis Moumtzis, në një shkrim për gazetën greke Kathimerini, pranon se Greqia është duke e humbur “lojën” me Fredi Belerin.

Ai thotë se politika në Greqi nuk ka arritur të lexojë dot Edi Ramën, teksa kryeministri shqiptar “nuk ka zgjedhur anën e Greqisë”.

Në shkrimin e tij, analisti grek Mumxhiu sugjeron se Greqia duhet të kandidojë Fredi Belerin për Parlamentin Europian, ku ai mund të flasë duke ngritur çështjen e “minoritarëve” në Shqipëri.

Sipas tij, Greqia nuk duhet ta vrasë mendjen se çfarë do të thotë Europa apo SHBA.

Në fund ai thotë se Edi Rama zgjodhi rrugën e përplasjes me Greqinë dhe se duhet të përballet me pasojat.

Lajme të tjera |  KUJDES/ Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta Shqiptare është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare!

“Në politikë, partia e fortë duhet të përkulë muskujt kur kjo bëhet e nevojshme; përndryshe, fuqia e saj gradualisht zbehet dhe vihet në dyshim. Në këtë rajon, Greqia është shteti më i fortë – sikur ta pranonin edhe vendimmarrësit.

Qëndrimi i kërkimit për të mbajtur një ekuilibër me çdo kusht çon në një ngërç në rastin më të mirë dhe një humbje në rastin më të keq. Dhe le ta pranojmë: Kur vjen puna te çështja Beleri, ne po humbasim”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us