Arrestohet në Gjermani shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Italia

Policia gjermane arrestoi një 32-vjeçar shqiptar në stacionin e trenit në Kaldenkirchen. Arrestimi i tij ndodhi mbrëmjen e të shtunës. Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të Policisë rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

Po ashtu, në momentin e arrestimit, oficerët i gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës. Më pas, shqiptari i paidentifikuar me emër u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen.

Sipas mediave të huaja, i akuzuari mbetet në paraburgim derisa të përballet me Gjykatën e Qarkut Krefeld.

Lajme të tjera |  Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us