MASAKRA e Gërdecit/ Mihal Delijorgji u paraqit në gjyq, nuk pranoi të dëshmonte!

Pas thirrjeve të vazhdueshme nga ana e Porokurorisë së Posaçme, biznesmeni Mihal Delijorgji është paraqitur në seancën e sotme në GJKKO, por nuk ka pranuar që të pyetet dhe të dëshmojë në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Ish-administratori i kompanisë “Alba Demil”, refuzoi që të dëshmonte, duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.

Kjo ka sjellë dhe irritimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili tha se nuk ka kuptim që dëshmitarët të thirren vetëm formalisht nga ana e SPAK, sa kohë që ata refuzojnë që të japin versionin e tyre për masakrën që ka ndodhur në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, dhe u plagosën qindra të tjerë.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

‘Besoj në gjithë këtë proces mos përgjigja tregon qartë se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarët formal, pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën’, u shpreh Mediu pas seancës.

Edhe në seancën e sotme nuk u paraqitën për të dëshmuar disa prej personave të thirrur në SPAK, si Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha.

Për Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi, pasi SPAK nuk ka mundur që të gjejë vendndodhjen e tyre, në mënyrë që t’i informojë zyrtarisht për procesin.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Debat në seancën e sotme shkaktoi edhe mënyra se si do të merret dëshmia e 5 shtetasve amerikanë. Vendimi i gjykatës për pyetjen e tyre mes letërporosisë u kundërshtua nga mbrojtja e Mediut, të cilët kërkuan pyetjen e tyre përmes video-konferencës.

Seanca e radhës për çështjen Gërdeci do të mbahet pas rreth dy javësh, në datën 9 Prill.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us