Telenovela mes Heidit dhe Romeos vijon, me aktorin që i kërkoi ish-të dashurës së tij, që të lënë në mes garën dhe të dalin jashtë shtëpisë së Big Brother. Pas refuzimit që Heidi i bëri në Prime, Romeo e ka përsëritur sërish kërkesën, ndërsa së bashku i janë drejtuar derës së kuqe.
Romeo: A do të dalim?
Heidi: Hajde dalim.
Romeo: S’po tallem.
Ndërkohë që Romeo e merr Heidin për dore, në sfond dëgjohen banorët duke thënë: Jo, jo nuk do largoheni.
Në momentin që ata shkojnë te dera e kuqe, ajo rezulton që të jetë e mbyllur. Nga ana tjetër, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, çifti është shfaqur sërish në afërsi me njëri tjetrin, duke prekur duart, ndërsa e lanë që të sqaroheshin në një moment të dytë.