Plas grushti në Shkodër, e reja rreh njerëzit e burrit

Një 35-vjeçarja e identifikuar me inicialet Z.F është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi akuzohet se ka dhunuar familjarët e bashkëshortit. Sipas Policisë, e reja do të përballet me akuzën e dhunës në familje, ndërsa dosja në ngarkim të saj tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen Z. F., 35 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të bashkëshortit të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us