Pasuritë e sekuestruara, Malltezi: Po mbahen peng dhe prona që ishin krijuar më herët

Pasuritë e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit dhe Jamber Malltezit janë vënë nën sekuestro nga ana e SPAK, pas hetimeve që ka nisur Prokuroria e Posaçme për privatizimin e ish/-kompleksit Partizani. Së fundmi vajza e ish-kryeministrit komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi mbajtjen nën sekuestro të 20 pasurive të bashkëshortit të saj.

Malltezi deklaroi se në këtë vendim janë sekuestruar dhe prona të krijuara më herët zhvillimit të ish-kompleksit Partizani, teksa lëshoi akuza dhe për gjyqtarin Bino, i cili sipas tij nuk mbron as tezat që paraqet përpara studentëve të tij, kur nuk ka presion.

“Nuk ka asnjë bazë që të mbaheshin në sekuestro pasuritë. Pasi nuk janë vendosur jo vetëm prona të zhvillimit të ish klubit Partizani, por edhe prona të blera më herët. Në kolegj është një gjyqtar që gjithë jetën e kam dëgjuar si prototipin e skalionit të barrikadave të së majtës, Sokol Bino, i cili ka bërë një leksion për studentët e magjistraturës ku sqaron në mënyrë perfekte elementët e veprës së korrupsionit dhe ne e kemi përdorur prezantimin e tij për të parashtruar të gjitha kërkesat tona në rekurse në gjykatën e lartë si për masën e sigurisë si për sekuestron dhe njeriu pret që atë kur një intelektual e thonë kur nuk ka një presion politik ta thotë dhe në proces gjyqësor”, deklaroi Malltezi per A2CNN.
Gjykata e Lartë në seancën e zhvilluar në 3 prill, ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, për sekuestrimin e pronave në emër të Jamarbër dhe Argita Malltezit. Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe kuotat e disa kompanive. Ndërsa Jamarbër Malltezi vijon të mbahet nën masën e “arrestit në shtëpi”, pasi hetimet për çështjen Partizani vijojnë ende, dhe dosja nuk është dërguar për gjykim.

Lajme të tjera |  Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us