E RËNDË në Greqi/ Ekskursioni kthehet në TMERR për 15-vjeçarin, abuzohet s*ksualisht nga shokët e klasës!

Një gjimnazist nga Pelioni ka përjetuar tmerr, pasi është abuzuar seksualisht nga shokët e klasës  gjatë një ekskursioni 3-ditur në Janinë.

Babai i viktimës ka bërë denoncimin në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur.

Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës së të premtes së kaluar (06.04.24), kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion.

Siç ka denoncuar babai në polici, djali i tij 15-vjeçar, teksa flinte, është zgjuar nga dhe ka parë pranë dhe në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër.

Nxënësit e tjerë të ndodhur në atë dhomë nuk kanë ndërhyrë, por kanë qeshur me aktet e shëmtuara ndaj viktimës.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan.

Prindërit e autorëve të mitur nuk u arrestuan, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme u thirr për t’u marrë në pyetje. Viktima do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us