‘Dumani të marrë florinjtë e mi’, Meta: Do vendos krevatin te selia e PL, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit, teksa foli dhe për akuzat për pasurinë e tij. Meta tha se e vetmja pronë që ai ka është shtëpia e prindërve te Pazari i Ri, që pjesën e tij, do ia kalojë të motrës.

“Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia. Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës…

Dum Dumani është palaço, është shndërruar në pistoletë të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik”, u shpreh Meta.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us