Monika Kryemadhi zyrtarizon “ndarjen” nga Ilir Meta: Film i vjetër, po i shërben Edi Ramës

Përçarja që dikur përflitej, tashmë është konkrete; diçka nuk shkon mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Kjo nuk është më aludim, por një fakt i bazuar në një deklaratë që ka bërë sot ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integim, tashmë Partia e Lirisë. Pas një konferencë që zgjati më shumë se 1 orë, ku Ilir Meta foli sërish për “tradhëtarë” brenda PL-së, Kryemadhi ‘foli’ në Facebook. Duke ndarë një foto të saj teksa shkon me dosje në Gjykatë, Kryemadhi tha se bashkëshorti i saj, në një farë mënyrë po i shërben kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe pse nuk e përmendi me emër, akuzën publike nuk ia kurseu. Sipas saj, i gjithë ky protagonizëm politik, po bëhet me qëllim për të shfokusuar vëmendjen nga inceneratorët. Madje nuk ia kurseu edhe një leksion Metës, duke thënë publikisht se denoncimi me fakte, prova duhet të jenë tema kryesore për opozitën dhe asgjë tjetër nuk duhet të prevalojë.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

“Unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve,”-e mbylli reagimin e saj Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË I MONIKA KRYEMADHIT:

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve. 

Që prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do “zhdukë” nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us