Sulmet e Metës ndaj Altin Dumanit, ambasadori britanik: Mbështetje për SPAK!

Ambasadori britanik, Alastair King-Smithreaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

King-Smith thotë se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i ambasadës Britanike:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smithpërsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të tjera |  "Nga liberalët, tek marksistët, nacionalisti dhe filo-greku" - Gazetari: Një koalicion i çuditshëm, që nuk e ka me Ramën, por me Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us