Prona ‘mollë sherri’, 55-vjeçari rreh vëllanë në Mat

Një 55-vjeçar i identifikuar me inicialet T.K është vënë në prangat e policisë së Matit pasi ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij. Sipas bluve të Matit, shkak për sherrin mes vëllezërve ka qenë një konflik i lindur për çështje pronësie. Dosja në ngarkim të 55-vjeçarit tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Dibrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us