Sulmet e Metës, eksperti: Kush shan SPAK-un, ka sharë popullin shqiptar! Politikanët s’e mendonin se ky do ishte fundi i tyre

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar sulmet e shtuara të ish-presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kryetarit Altin Dumani.

Karamuço tha se politikanët shqiptarë po ndjejnë se po u afrohet burgu, dhe se sipas tij, ata nuk e kishin menduar kurrë që “ky do të ishte fundi i tyre”.

“Kush shan SPAK, ka sharë popullin shqiptar”, tha Karamuço në një intervistë në emisionin “Top Talk”.

“Po e kuptojnë që drejtësia e ka seriozisht, dhe tani politikanët janë nxehur. Nganjëherë bëjnë edhe lojëra fjalësh, ndonjëherë sikur kalojnë edhe ato limitet psiko-emocionale se nuk e kishin menduar kurrë që ky mund të ishte fundi i tyre dhe fundi i shumë të tjerëve që kanë vjedhur shqiptarët. Ai që shan SPAK-un ka sharë popullin shqiptar!

SPAK nuk është Altin Dumani, është një institucion që thotë “hajdutët në burg”. Kam dëgjuar shumë shpifje, dhe për vrasës me pagesë për lidhje me ta. Po çne, Altin Dumani s’ka lidhje fare me Nuredin Dumanin, është gjuha për të paralajmëruar që nesër kur t’i trokasë te dera të thonë “e pe”, u shpreh Karamuço në Top Channel.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us