E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit, policia: Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se…

Një 26-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Lajme të tjera |  Ilir Vrenozi rrëfen 7 minutat e bisedës me Ramën: Unë e kam sharë nga familja, nga qeveria, u habita që më ftoi për kafe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us