Atmosferë elektrizuese në stadiumin ‘Galatsi’, mbi 6 mijë shqiptarë mirëpresin kryeministrin Rama (VIDEO-LIVE)

Mbi 6 mijë shqiptarë kanë mbushur pallatin e sportit Galatsi në Athinë, ndërsa të tjerë kanë mbetur jashtë tij.

Nën tingujt e himnit shqiptar dhe më pas të himnit të Bashkimit Europian nisi takimi i kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë.

Salla është plot me shqiptarë të cilët valëvisin flamujt kuqezi. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë prej 100 ministrash dhe deputetësh.

Takimi është konceptuar mes fjalimeve të zyrtarëve të lartë dhe një koncerti festiv me këngëtarë si Era Rusi e Noizy.

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us