Dëshmia e PLOTË, Azgan Mërnica rrëfen krimin: E qëllova me plumb sapo polici ktheu shpinën!

Po udhëtonte me shpejtësi kur gati sa nuk u përplas me efektivin e policisë Novruz Cenalia, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz të Fierit.

Përballë kësaj skene, polici i bëri me shenjë që të ndalonte. Zbritën nga makinat dhe shkëmbyen disa fjalë.

Një moment që efektivi 28-vjeçar u kthye nga makina e tij, Azgan Mërnica nxori pistoletën dhe e qëlloi pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Detajet e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë i ka dhënë vetë vrasësi 23-vjeçar, në dëshminë e tij para grupit hetimor.

Sa i përket arratisë, ai ka thënë se gjatë 48 orëve që kërkohej nga policia ka lëvizur nëpër kanale duke u fshehur. Kishte dy ditë pa ngrënë dhe për këtë arsye shkoi tek shtëpia e dajës së tij. Aty më pas të afërmit e bindën të vetëdorëzohej, nga frika se mos vritej nga RENEA.
“Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po në hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpia e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori”, është shprehur më tej 23-vjeçari.

Azgan Mërnica akuzohet për vrasje të punonjësit të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Lajme të tjera |  TRAGJIKE në Tiranë/ I riu vr*t veten, hidhet nga tarraca e godinës në 'Qytet Studenti'!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us