“Më keni bërë të kaloj ferrin në atë ditëlindje”, Egla ‘shpërthen’ ndaj Meritonit: Më keni bërë të qaj në ditëlindjen time (VIDEO)

Meritoni dhe Egla janë dy prej pesë finalistëve të cilët nuk kanë patur mardhënie të mira me njëri-tjetrin përgjatë rrugtimit të tyre brenda Big Brother Vip 3.

Për shkak të një debate të fortë mes tyre i cili kaloi në masa më ekstreme ‘Vëllai i Madh’ para disa kohësh i dënoi duke i mbyllur në një dhomë të bardhë si dënim për debatet e ekzagjëruara dhe format fyese të komunikimit mes tyre.

Gjatë ditëve të qëndrimit në dhomën e bardhë Egla festoi dhe ditëlindjen e saj të 47-të të cilën e ka kujtuar edhe mbrëmjen e djeshme.

Ajo është shprehur se në ditëlindjen e saj aktorja ka kaluar momente ferri për shkak se Meritoni dhe e dashura e tij Ilnisa nuk e kanë lejuar të gëzojë por e kanë bërë të qajë edhe në ditëlindjen e saj.

Meritoni nga ana tjetër bashkë me Romeon këtë bisedë ia trajtuan si formë viktimizimi të aktores.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us