E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari humbet jetën pasi goditet nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë është rëgjistruar ditën e djeshme (30 gusht) në fshatin Gjyshaj, Lushnjë ku një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Dyshohet se G.Gj ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një rrufe dhe Policia po punon për për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë;

Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us