Berisha dhe Malltezi të mërkurën në SPAK, Flamur Noka ‘SMS’ demokratëve: Të mobilizohemi për protestë të fuqishme

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thirrur një protestë përpara ambienteve të SPAK-ut, ditën e mërkurë, kur do të paraqitet edhe ish-kryeministri Sali Berisha për t’iu komunikuar akuza.

Berisha pritet të mbërrijë në SPAK në orën 12:00 të mërkurë, po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilëve do iu komunikohet zyrtarisht akuza për dosjen “Partizani”. Aktualisht të dy janë nën masën “arrest në shtëpi”.

Sakaq, Noka u ka dërguar një mesazh demokratëve, ku i fton që në këtë ditë të dalin në protestë para SPAK-ut.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”, thuhet në mesazhin që Noka i ka dërguar strukturave të PD.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us