Irani nisi sulmet raketore ndaj Izraelit, në përgjigje të ofensivës në Liban. Në Tel Aviv dhe Jeruzalem ranë sirenat e alarmit.
Pas sulmeve, sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite ka dalë me një deklaratë.
“Pak kohë më parë, raketat u lëshuan nga Irani drejt shtetit të Izraelit. Ju udhëzojmë të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni me saktësi udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, ishte mesazhi për qytetarët.
“IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur civilët e shtetit të Izraelit.”, thuhet ndër të tjera.
Përgatitjet për të mbrojtur Izraelin kundër sulmit po mbështeten “aktivisht” nga SHBA, thanë ata për NBC News.
Ata gjithashtu paralajmëruan se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani do të kishte pasoja të rënda.