E rëndë në Itali/ Shqiptari v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në provincën e Caserta-s.

Një 30-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.

Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mbyllet rinumërimi i kutive të Fierit, Zegjine Çaushi humb mandatin!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us