Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.