Policët i afrohen protestuesve, Noka me demokratët ndihen të provokuar: Mos, se do nisemi drejt Surrelit

Tensione mes policisë dhe protestuesve demokratë në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Shkak është bërë, sipas pretendimeve të deputetit Flamur Noka, afrimi i efektivëve të policisë më pranë protestuesve.

Këtë gjest ata e kanë marrë si provokim, duke lëshuar thirrje dhe ofendime në drejtim të uniformave blu.

Deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje policëve të largohen, në të kundërt, siç tha ai “do marshojnë drejt Surrelit”.

“Largohuni, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve. Drejtor largo policinë se nuk do gjeni…”, deklaroi Noka.

Kujtojmë se sipas njoftimit, protesta e PD-së me bllokimin e rrugëve është parashikuar të zgjasë tre orë, deri në 20:00.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us