U v*ra me plumb në kokë, gazetarja Anila Hoxha tregon konfliktin që kishte biznesmeni Eduard Reçi

Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme poshtë pallatit ku ai jetonte, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.

52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përshkroi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit.

Policia nuk ka ende një pistë, për motivin e vrasjes së 52 –vjeçarit.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar ekskluzivisht për emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News se biznesmeni pak kohë më parë kë depozituar një padi për një person me të cilin ai kishte konflikt.

Biznesmeni  kishte depozituar një kallëzim për shkak të konflikteve në lagje me një shtetas tjetër, të cilin ai e akuzonte për vetëgjyqësi, por prokuroria mbasi ka kryer veprimet hetimore ka dalë në përfundimin se çështja nuk duhej filluar, pra nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj personave të tjerë.

Kjo është një nga gjetjet më të fundit të prokurorisë së Tiranës, që ka regjistruar çështjen si vrasje me paramendim, por nuk ka asnjë pistë konkrete për këtë atentat të kryer në afërsi të banesës së 52- vjetarit”, tha Hoxha.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Gazetarja shprehet se “janë administruar edhe dëshmi të tjera. I pari është, djali i tij i cili ka thënë se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe asnjë shqetësim. Ajo që dihet sipas dëshmive të familjarëve, është se kishte qene në shtëpi, por kishte dalë sepse do komunikonte për të riparuar një automjet. Kamera e  sekuestruar tregon momentin kur 52 vjeçari rrëzohet në tokë. Ende nuk ka të dhëna konkrete për autorit, apo autorët. Si e kanë kryer krimin, në çfarë distance është kryer, apo lloji i armës”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us