Pensionet? Evropa është vetëm një ‘Elisë’ larg…

Nga Gent Strazimiri

Ky është një pensionist gjerman në vitin 1923, në kohën e ‘Republikës së Weimar’, i cili sapo ka marrë atë që Edi Rama e quan herë ‘bonus’ e herë ‘rritje’ të pensionit…

Bëhet fjalë për 1 trilion marka të kohës… një ‘rritje’ a ‘bonus’ 40 bilionë herë brenda vitit… ?!

Ama, me këtë karrocë ‘trilionëshe’ zotëria në fjalë mund të blinte 3 bukë, ose 2 lakra…

Ky është pak a shumë edhe thelbi i ‘rritjes së pensioneve’ apo ‘bonusit’ edhe për pensionistët në Shqipëri:

* çfarë dhe sa mund të blesh me shtesën a bonusin e radhës?

Me ‘bonusin’ e sotëm, një pensionist në 2013, mund të blinte:

* 3 gjela deti, ose të paguante 2 fatura të energjisë elektrike, ose 10 fatura të ujësjellësit…

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

* nuk mund të blejë as një gjel deti të plotë… (se për faturat në fjalë as që bëhet fjalë…)

‘Bonuset’ dhe ‘rritjet’ e pensioneve gjatë viteve ’20 në ‘Republikën e Weimar’, gjermanët, dhe jo vetëm, e kanë makth…

E përkthyer në termat e propagandë së sotme, quhet sukses, madje Elisa është gati të dalë e të shpjegojë se ‘jemi i vetmi vend në rajon me pensionistë, jo milionerë, as billionerë, por … trilionerë…’!!!

Kjo është distanca që na ndan nga Evropa…

Jemi vetëm 1 ‘Elisë’ larg saj…

#që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us