E PAPRITUR/ Humbja ndaj rivalëve nuk kapërdihet, dorëhiqet ish-trajneri i Superiores

Kastrioti u mposht nga Burreli me shifrat 3-1. Një humbje që “dhemb” për krutanët, pasi humbasin ndaj një rivali direkt për “Play-Off”.

Pikërisht kjo disfatë nuk është kapërdi nga trajneri. Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen nga Kastrioti, pasi ishte i pakënaqur nga performanca e lojtarëve në fushën e lojës.

Trajneri nuk ka vonuar dhe ka njoftuar largimin, duke mbyllur këtu rrugëtimin me Kastriotin në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se në stolin e krutanëve u ul më 8 tetor dhe pas më shumë se 2 muajsh vendos të largohet.

Aktualisht Kastrioti mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë. Krutanët pas 16 ndeshjesh ia kanë dalë të sigurojnë 7 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.

Lajme të tjera |  S'ka më vend për dyshime! Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us