I mori vendin e titullarit Ylber Ramadanit dhe asistoi në fitoren e Lecces, Medon Berisha reagon në rrjetet sociale

Medon Berisha ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ditën e djeshme u rikthyer në fushën e loijës. Mesfushori sfidën ndaj Monzës e nisi si titullarë, ndërsa arriti të lërë gjurmë në fitoren 2-1.

Berisha asistoi në njërin nga golat e Lecces, duke ndihmuar kështu të tijtë të arrijnë te fitorja. Një paraqitje mjaft pozitive nga shqiptari, i cili shpërbleu më së miri besimin e stafit.

Medoni nisi si titullarë në vend të Ylber Ramadanit, teksa në minutën e 55-të bënë rrotacion mes tyre. Nga fusha doli Berisha dhe në vend të tij hyri Ramadani.

Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale, ku Berisha shprehet shumë i lumtur për rikthimin dhe fitoren, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen.

“Fitore shumë e rëndësishme. Urime ekipit dhe faleminderit tifozëve “, shkruan në postim.

Lajme të tjera |  U kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve, Kristjan Asllani: Ishim pak në vështirësi, por dominuam

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us