Scholz humb votëbesimin, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka humbur votëbesimin, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.

Nga 717 votat e numëruara, 207 i dhanë Scholz-it besimin e tyre, 394 jo dhe 116 abstenuan. Scholz kishte kërkuar 367 vota besimi për të “fituar” votimin.

“Kemi arritur në fund të agjendës sonë të përditshme, si dhe të koalicionit të semaforëve”, tha kryetari i Bundestagut, Bärbel Bas, duke përdorur pseudonimin e koalicionit trepalësh tashmë të zhdukur.

Scholz buzëqeshi me rezultatin dhe i shtrëngoi dorën zëvendëskancelarit të tij Robert Habeck. Tani kancelari do të shkojë në Pallatin Bellevue të Berlinit për t’i kërkuar Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier të shpërndajë parlamentin dhe të lejojë zgjedhjet e përgjithshme.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Kërkoi rinumërim, Alimehmeti: S’e ndoqa fare procesin! Mua më kanë vjedhur që në…!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us