VIDEO/ “Mbreti” i Granadës, Uzuni dirigjon korin e tifozëve pas tripletës! Klubi krenohet me shqiptarin: Imagjino të mos e duash…

Myrto Uzuni po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e sotme rrëmbeu skenën duke shënuan tripletë golashë në duelin ndaj Kartagjenës ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4 me 1. Talenti shqiptar është shndërruar në një “mbret” te Granada, falë protagonizmit të tij.  

Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ndër të tjera është shndërruar në dirigjentin e ultrasve. Ai ka qëndruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar në këtë mënyrë këtë mbrëmje emocionuese.  

Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”. 

Lajme të tjera |  VIDEO/ La Italinë për Shqipërinë, mesfushori i Seria A bëhet debutimi i parë nën drejtimin e Maran

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us