Rikthehet Rrapaj dhe mungon një tjetër titullar, Veselinovic në “hall” para Vllaznisë

Partizani – Vllaznia është supersfida e javës së 19-të e Superiores, takim që do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në “Arenën e Demave”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për kryeqytetasit që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi.

Por 2 ditë para kësaj sfide Aleksandar Veselinovic “qanë e qesh”. Kjo pasi një titullar i rikthehet nga dëmtimi dhe një tjetër lojtar do të mungojë.

Kështu Arinaldo Rrapaj ka kaluar dëmtimin dhe ndaj shkodranëve do të marrë vendin e tij në formacion . Por nga ana tjetër do të mungojë Cristian  Mba. Nigeriani ka shfaqur probleme fizike dhe ende nuk dihet gjendja e tij.

Lojtari pritet t’u nënshtrohet fizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Një mungesë me “peshë” për të kuqtë, të cilët siç dihet nuk do të kenë të gatshëm as Koten dhe Hadrojn po për arsye dëmtimi.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us