Javanews angazhoi specialistin e sondazheve Eduard Zaloshnja, për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Tiranë, në qoftë se votohet sot.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.
Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS-ja do të siguronte 19 mandate parlamentare në Qarkun Tiranë (nga 37 gjithsej).
Mandatin e saj të 19-të PS-ja do ta vuloste me votat e emigrantëve (shihni tabelat e mëposhtme). Ndërkohë, PD-ja do të siguronte 13 mandate parlamentare, por mandati i 13-të i saj do të ishte statistikisht në fije të perit. Dhe 5 mandatet e tjera do t’i siguronin partitë e reja.
PS-ja ka sot 1 mandat më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe 1 më tepër se sa në zgjedhjet e 2021-shit. PD-ja ka 2 mandate më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024, por 2 më pak se sa në zgjedhjet e 2021-shit.
Ndërsa partitë e reja kanë 3 mandate më pak se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 (ndër partitë e vogla të vjetra, vetëm PSD dhe LZHK mund t’i afrohen një mandati parlamentar.)






