Fundjavë fantastike për legjionarët, Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti shkëlqejnë me gola

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të bëjnë paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke kontribuar me gola dhe asiste.

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi 3-0. Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.

Berat Gjimshiti vazhdon me paraqitje të mira te Atalanta. Kapiteni i Kombëtares dha një asist në fitoren 0-5 në transfertë ndaj Veronës. Ai shërbeu saktë për Reteguin në minutën e 25-të, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Lajme të tjera |  U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares patën minuta në fushë, teksa si titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us