“Më vranë djalin dhe erdhën në mort”/ 33-vjeçari u ekzekuta nga dy vëllezërit për nderin e së motrës, babai i Ramazan Mataj: Si tentuan të më fusnin në gj*k!

Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, ka hedhur poshtë akuzat e Armela Hasajt se viktima i kishte prishur 2 martesa dhe se e shtantazhonte.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai u shpreh se Arjoni dhe Klismani i shkuan në mortin e të birin, por theksoi se nëse do e dinte të vërtetën do i kishte varrosur së bashku me Ramazanin.

“Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim. Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’,” tha ai.

Fatmir Mataj theksoi se ditën e varrimit dy vëllezërit kanë dashur ta fusin në gjak, duke fajësuar dikë tjetër për krimin.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Ndërsa shtoi se ka dyshime se kanë marrë vrasës me pagesë për kryerjen e krimit.

Fatmir Mataj: Nuk është e vërtetë, i ka shteti në dorë nëse lidhjet intime dalin atëherë bravo i qoftë.

Nuk mund të flas para kohe. Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim.

Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’.

Nuk janë të vërteta të deklaratat e saj. Ajo thotë me 24 më ka marrë telefonin, por ai ka qenë në Mal të Zi. Qëndronte 1 ditë kur vinte.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Ata kanë probleme të tjera, unë ia kam lënë Zotit t’i kryejë dhe shtetit. Ata duan që të më acarojnë mua që të më detyrojnë të shkoj në viktimë, siç ma bënë ata mua.

Unë kam dyshime të tjera, se e kanë vrarë edhe me lekë.

Ku janë gjetur paratë për vrarës me pagesë?

Mirë që më vranë djalin dhe më erdhën në varrim, e mort, edhe atje kanë qenë duke më shti në gjak, për radhë të dytë

Kam qenë duke vrarë njeriun e gabuar për vëllezërit e asaj.

Për faj të tyre isha duke vrarë një njeri tjetër.

Ata duan të përfitojnë prej djalit tim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us