“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja?” – Presidenti i Vllaznisë përplaset me Benet Becin

Vllaznia ka nisur një “luftë” me Bashkinë Shkodër, dhe kjo për shkak të një koncerti që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” nga Bujar Qamili.

Sipas klubit shkodran, ky koncert do të zhvillohet pa autorizim.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe klubi kanë ngritur një kallëzim penal për drejtorin e Drejtorisë së Kulturës dhe drejtoreshën e Kulturës.

Xhaferi ka shpërndarë dhe një barcaletë, duke ironizuar Bashkinë.

“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja? Humor që e kuptojnë vetëm shkodranët. Ma bafshi natën e mirë”, shkruan presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Kjo është pak estradë. Humor shkodran si i themi ne. Jam sponsor i koncertit dhe kam marrë njoftimin nga Bujari (Qamili) personalisht që do bëjë një koncert të madh dhe i kam thënë me kënaqësi. Nuk është krenari vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë që ta mbështesim Bujarin të na japë atë muzikën e bukur. Por ndërkohë që jam sponsor, kjo është edhe pjesa e humorit, nuk isha fare në dijeni se ku do bëhej koncerti. Po flas për klubin në këtë rast, por edhe për Federatën.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, te Hyka dhe Lilaj, 25 trajnerë të rinj diplomohen me licencën UEFA A

Kjo është një situatë e paprecedentë, sepse mesa mbaj mend, në 30 vitet e fundit, stadiumi “Loro Boriçi” nuk është përdorur për ndryshim destinacioni përveç eventeve sportive. Në këtë rast ne po flasim për një ndryshim destinacioni. Nuk është çështja e koncertit të Bujarit, por për një qasje që ka Bashkia e Shkodrës karshi një tempulli që është i të gjithë shkodranëve, nuk është absolutisht i as i Vllaznisë e as i Bashkisë, por i gjithë shkodranëve. Madje i gjithë shqiptarëve, se aty janë luajtur ndeshje të Kombëtares…

Nuk është bërë asnjë event kulturor qëkur është bërë stadiumi i ri. Çështja është që nëse ndërrohet destinacioni, sipas ligjit, duhet që të merret vendimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Nga ana e bashkëpunimit që kemi me Bashkinë Shkodër dhe Federatën, duhet minimalisht që të ulen palët dhe ta diskutojnë.

Në kuadër të koncertit, neve na është bërë fakt i kryer. Kemi njoftuar Federatën që këtu do bëhet një koncert. Këtu ka një problem madhor, sepse stadiumi është licencuar që të luajë Vllaznia në Kupat e Europës. Ka disa kritere që Federata ia ka dërguar dhe Bashkisë Shkodër, duke njoftuar që stadiumi duhet përdorur vetëm për evente sportive.

Lajme të tjera |  “Tronditet” klubi, Presidenti më jetëgjatë i Superiores njofton largimin

Ne jemi habitur dhe i kemi pyetur se si e kanë marrë këtë iniciativë pa njoftuar klubin. Përgjigja e tyre ishte shumë e thjeshtë, që do bënin koncerte të vazhdueshme, sepse stadiumi është pronë e tyre.

Ne këtë nuk e mohojmë, sepse stadiumi pronë e bashkisë është, ësht5ë pronë e gjithë Shkodrës. Në dy muajt e fundit kemi vënë re që në stadium janë shtuar shumë aktivitetet dhe klubi s’ka dijeni.

Sot kemi çuar një njoftim që nëse do bëhen aktivitete pa u njoftuar me klubin, atëherë ne do vazhdojmë në rrugë ligjore. Dje u mërzitëm kur Bashkia Shkodër e bëri fakt të kryer që do bëhej koncerti.

Ne ndeshjen e parë në Europë e kemi me 10 korrik. Koncerti është më 21 qershor dhe stadiumi nuk rikuperohet dot”, u shpreh Xhaferi për Top Channel.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us