A mund ta ndryshojë rezultatin LaCivita? McLaughlin: E kam mik, kemi punuar për Trump! Por qytetarët votojnë kandidatin, pavarësisht…

CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin komentoi në emisionin Top Story në Top Channel ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha.

Pas pyetjes në studio nëse kjo strategji e demokratëve do ta ndryshonte rezultatin në zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se votuesit votojnë për kandidatin, pavarësisht punësimit të personave shumë të mençur.

“Është një vend krejt tjetër Shqipëria, votuesit janë të ndryshëm nga ata amerikanë, Chris është një miku im i vjetër kemi, kemi punuar për Trump, ajo çka i ka dhënë përparësi PD është Berisha, qëndron ai mes partisë dhe popullit, ti mund të pajtosh persona shumë të mençur, por votuesit votojnë për kandidatin, kemi të bëjmë me dy kryesorë, Ramën dhe Berishën”, tha ai.

Lajme të tjera |  I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us