Agron Shehaj revoltohet me kërcimin e Ballukut: Këta nuk njohin turp, nuk kanë frikë nga Zoti

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së hapjes së fushatës së Partisë Socialiste, duke komentuar veçanërisht kërcimin e zv.kryeministres Belinda Balluku në Sheshin Skënderbej.

Shehaj e ka cilësuar këtë veprim si një “maskaradë”, ndërsa ka theksuar se një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar ndodhet pas hekurave për korrupsion, ndërsa pjesa tjetër është ende në liri “jo se janë të ndershëm, por se nuk u ka ardhur radha”.

Në deklaratën e tij, Shehaj u ndal te tre elementët që sipas tij e mbajnë njeriun brenda kufijve të moralit: turpi, frika nga ligji dhe frika nga Zoti. Por në rastin e qeverisë, shton ai, këto nuk ekzistojnë.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

“Turpi, që duhet të na ndalojë nga sjellja e keqe – këta nuk e njohin. Ligji? E konsiderojnë shtetin si pronë personale. Zoti? As frikë nga Ai nuk kanë. Prandaj sillen kështu,” u shpreh Shehaj.

Ai përmbylli reagimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë për atmosferën e festës në një kohë kur, sipas tij, vendi përballet me kriza të thella morale dhe institucionale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us