Aksident i rëndë në Durrës, makinat “shkërmoqen” nga përplasja ‘kokë më kokë’

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Durrës.

Dy mjete tip “Volkswagen Golf” u përplasën ‘kokë më kokë’.

Nga goditja, njëri prej mjeteve përfundoi në kanal, ku ndodheshin edhe dy minorenë.

Fatmirësisht, nuk pati viktima, ndërsa të gjithë të përfshirët janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Kënetës pranë kampusit të UAMD-së, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us