Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Shkodër.
Policia bën me dije se një drejtuese e moshuar ka përplasur për vdekje një këmbësore në lagjen “3 Heronjtë”, të qytetit verior.
“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.
Sakaq, sqarohet më tej se me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.